Forcat izraelite ndërhyjnë në protestën në Bregun Perëndimor

Mos i humb

Ushtarët izraelitë kanë ndërhyrë me plumba gome dhe gaz lotsjellës ndaj palestinezëve të cilët mbanin protesta në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Një grup protuestuesish palestinezë të cilët u mblodhën në qytetin Nablus të Bregut Perëndimor, kanë protestuar ndaj ndalimit të zyrtarëve të lëvizjes Fatah në Kudsin Lindor, që ndodhet nën pushtimin e Izraelit.

Forcat izraelite ndërhynë ndaj protestuesve të cilët marshuan nga qendra e qytetit deri në pikën e kontrollit ushtarak që i përket Izraelit.

Forcat izraelite përdorën plumba gome dhe gaz lotsjellës për t’i shpërndarë protestuesit ndërkaq edhe protestuesit u përgjigjën duke hedhur gurë.

Disa zyrtarë palestinezë, në mesin e të cilëve ndodhet edhe guvernatori i Kudsit pranë qeverisë palestineze Adnan Ghaith javën e kaluar ishin ndaluar në Kudsin Lindor.

Guvernatori Ghaith dhe 9 persona, anëtarë të lëvizjes Fatah u liruan në seancën e sotme gjyqësore.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit