Forcat izraelite qëllojnë tre pozicione në Siri

Mos i humb

 

 

Forcat izraelite të mërkurën mbrëma shënjestruan disa zona nën kontrollin e regjimit të Asadit në provincën jugperëndimore të Quneitras, njoftoi sot agjencia e lajmeve e regjimit SANA.

Sipas SANA, “forca ajrore të armikut izraelit shkrepën disa raketa drejt disa pikave të ushtrisë”.

Sulmet ndodhën në afërsi të fshatrave Hader Tall Kurum dhe Jaba në pjesën rurale perëndimore Quneitra, në qendrën rurale Al-Samdaniya dhe në qytetin e Madinat al-Baath.

Sulmet kanë shkaktuar dëme materiale, por nuk raportohet për vdekje apo të plagosur.

Ndërkohë, burimet lokale theksuan për AA se sulmet ajrore izraelite synonin pozicionet e grupit libanez Hezbollah.

Më parë, ushtria izraelite njoftoi se ka shënjestruar tre pozicione ushtarake siriane si kundërpërgjigje të një droni të nisur nga Siria që shkeli hapësirën ajrore izraelite të mërkurën para se Izraeli ta rrëzonte atë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit