Forcat pro regjimit konfliktohen me PYD/PKK-në në Dejrizor të Sirisë

Mos i humb

 

 

Në rajonin Dejrizor të Sirisë ka patur konflikte të ashpra mes PYD/PKK-së dhe forcave pro regjimit të Asadit.

Sipas informacioneve që gazetari i AA-së ka marrë nga burimet lokale mësohet se forcat e regjimit pas një sulmi kanë marrë nën kontroll fshatrat Xhenine Xhaja Hisan dhe Shakra të cilët ndodhen në pjesën perëndimore të rajonit Dejrizor dhe në lindje të Eufratit.

Organizata terroriste PYD/PKK pas kësaj ka sulmuar duke dërguar përforcime në rajon.

Duke marrë edhe mbështetjen e avionëve luftarakë dhe helikopterëve Apaçi të SHBA-ve, organizata terroriste PYD/PKK ka rimarrë kontrollin e fshatrave në fjalë.

Si pasojë e konflikteve mes dy grupeve mësohet se janë vrarë të paktën 20 pjesëtarë nga forcat pro regjimit dhe 5 terroristë të PYD/PKK-së.

Rajoni Dejrizor që ndodhet në kufi me Irakun është rajoni me burimet më të mëdha të energjisë në vend. Në tremujorin e fundit të vitit të kaluar, PYD/PKK-ja përparoi njëkohshëm me forcat pro-regjimit në verilindje të rajonit periferik të Dejrizorit, në lindje të Lumit Eufrat, ku janë intensive edhe burimet energjetike.

Aktualisht në lindje të Lumit Eufrat në Dejrizor dominon PYD/PKK-ja, ndërsa në perëndim të këtij rajoni forcat e regjimit dhe në një zonë në jug DEASH-i.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit