Forcat turke dhe ruse realizojnë patrullën e parë në autostradën M4 në Idlib

Mos i humb

Forcat e Turqisë dhe Rusisë realizuan patrullimin e parë në autostradën M4 në Idlib të Sirisë veriperëndimore në kuadër të marrëveshjes së fundit të armëpushimit të dakorduar midis dy vendeve, njoftoi Ministria turke e Mbrojtjes.

“Në kuadër të marrëveshjes së Moskës, në autostradën M4 në Idlib u realizua patrulla e parë e përbashkët turko-ruse, me pjesëmarrje të njësive tokësore dhe ajrore”, tha ministria në një deklaratë.

Marrëveshja e fundit për armëpushim në Idlib u arrit më 5 mars pas një takimi midis presidentëve Recep Tayyip Erdoğan dhe Vladimir Putin në Moskë.

Sipas marrëveshjes, të gjitha aktivitetet ushtarake janë ndaluar në Idlib, rajon në jug të kufirit turk, ndërsa është formuar një korridor sigurie 6 kilometra në veri dhe jug të autostradës M4.

Marrëveshja po ashtu parasheh patrullime të përbashkëta turko-ruse.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit