Forcat turke godasin bazat e PKK-së në Irak, vriten 17 terroristë

Mos i humb

Të paktën 17 pjesëtarë të organizatës terroriste PKK janë neutralizuar në sulmet e forcave ajrore turke në veri të Irakut.

Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Turke njofton se avionët luftarak turq mbrëmë kanë kryer sulme mbi bazat e terroristëve të PKK-së në malet Metin dhe Gara në rripin kufitar verior me Irakun.

Aktivitetet e mëvonshme të zbulimit kanë përcaktuar se të gjitha objektivat e synuara u shkatërruan dhe se me këtë rast u neutralizuan të paktën 17 terroristë.

Malet Kandil, Gara, Metin dhe Zap ndodhen në veri të Irakut përgjatë kufirit Irak-Turqi. Kjo është një zonë e cila njihet si djepi i lëvizjes terroriste PKK./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit