Forcat turke kapin 4 terroristë në rajonin e operacionit “Burimi i Paqes”

Mos i humb

Në qytetin Tel-Abyad të Sirisë u kapën 4 pjesëtarë të organizatës terroriste PKK/YPG, që përgatiteshin për veprimtari terroriste.

Sipas deklaratës së bërë nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare, terroristët e PKK/YPG-së në Tel-Abyad, qytet që ndodhet në rajonin e operacionit “Burimi i Paqes”, u kapën me anë të një operacioni të forcave komando në shtëpitë ku ata fshiheshin.

Në operacionin ku u kapën 4 terroristët që përgatiteshin për veprimtari terroriste, u sekuestruan edhe 3 armë tip AK-47 dhe 15 karikatorë, që i përkisnin këtyre armëve, një pistoletë, një jelek sulmi, 13 kompjuterë, 3 milionë e 900 mijë para siriane dhe shumë municione.

Në deklaratë bëhet e ditur gjithashtu se një pjesë e municioneve të siguruara kishin veçorinë e shpimit (depërtimit) të autoblindës dhe armët tip Ak-47 ishin të gatshme për përdorim, pra të karikuara me fishekë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit