Forcat turke kryejnë misionin e shtatë patrullues në Munbixh

Mos i humb

 

 

Forcat e Armatosura të Turqisë mëngjesin e sotëm përfunduan misionin e tyre të shtatë patrullues në qytetin verior të Sirisë, Munbixh, i cili është pjesë e marrëveshjes së arritur mes Turqisë dhe SHBA-së për pastrimin e rajonit nga organizata terroriste YPG/PKK.

Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Turqisë sot në mëngjes ka njoftuar se Forcat Turke dhe SHBA-të kanë kryer misione patrullimi të ndara por të koordinuara përgjatë linjës që kufizon Munbixhin me rajonin e çliruar nga Forcat Turke në operacionin e mëparshëm “Mburoja e Eufratit”.

Misioni i parë patrullues i forcave turke dhe amerikane në rajon filloi më 18 qershor.

Marrëveshja midis Turqisë dhe SHBA-së në lidhje me çështjen e Munbixhit parashikon krijimin e sigurisë gjatë tëheqjes së YPG-së nga rajoni, përkatësisht degës siriane të organizatës terroriste PKK.

PKK-ja është një organizatë separatiste që është në listën e organizatave terroriste në Turqi, SHBA dhe Bashkimin Evropian. Ajo është përgjegjëse për vrasjen e afër 40.000 njerëzve në tre dekadat e fundit të fushatës së saj terroriste kundër Turqisë.

PKK-ja vepron edhe në Irak, ku ndodhet baza kryesore më e madhe e terroristëve në malin Kandil dhe në veri të Sirisë, ku vepron dega e saj YPG.

Forcat turke, në dy operacionet e saj, “Mburoja e Eufratit” dhe “Dega e Ullirit”, kanë çliruar tashmë një zonë më të gjerë në Sirinë veriperëndimore dhe veriore.

Në rast se marrëveshja me SHBA-të në Mumbixh rezulton e suksesshme, Ankaraja ka paralajmëruar se ky model mund të zbatohet edhe në qytetet tjera që janë nën pushtimin e terroristëve të YPG/PKK-së në verilindje të Sirisë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit