Forcat turke neutralizojnë 280 terroristë të PKK-së

Mos i humb

Forcat turke të sigurisë i kanë dhënë goditje të rëndë organizatës terroriste YPG/PKK gjatë operacioneve në muajin maj duke neutralizuar të paktën 280 terroristë në Turqi dhe në vendet fqinje.

Institucionet turke të sigurisë përdorin termin ‘neutralizuar’ për terroristët të cilët janë vrarë, kapur ose ata të cilët janë dorëzuar vullnetarisht.

Në maj, në sulmet terroriste jetën e kanë humbur të paktën 14 pjesëtarë të forcave turke të sigurisë dhe 12 u plagosën.

Në të njëjtën periudhë, forcat turke ndaluan 216 persona të dyshuar për lidhje me organizatën terroriste PKK-së dhe 97 prej tyre u arrestuan.

Midis 280 terroristëve të neutralizuar gjatë muajit të kaluar, ka pasur disa të ashtuquajtur udhëheqës të rangut të lartë të rrjetit terrorist të PKK-së në lindje dhe në jug të Turqisë.

Ndër të tjera është neutralizuar edhe Osman Ozonal, i njohur me emrin e koduar Malik, i cili është një terrorist nga lista e terroristëve më të kërkuar në Turqi. Ai u neutralizua në një operacion në Siirt ku u neutralizua edhe një terrorist tjetër nga lista e të kërkuarve.

Tre të tjerë nga lista e terroristëve të kërkuar u neutralizuan në një operacion të kryer nga forcat turke në Tunceli, në lindje të Turqisë.

PKK është një organizatë separatiste në listën e grupeve terroriste në Turqi, Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA). Gjatë fushatës tre-dekadashe terroriste kundër Turqisë, terroristët e PKK janë përgjegjës për vrasjen e të paktën 40 mijë njerëzve.

Forcat turke zhvillojnë luftë gjithëpërfshirëse kundër terroristëve të PKK-së brenda Turqisë dhe në veri të Sirisë dhe Irakut. Në veri të Sirisë, degët e saj janë YPG/PKK dhe PYD/PKK.

Operacionet antiterroriste në rajonet kufitare të Irakut dhe Sirisë bazohen në të drejtat e Turqisë të bazuara në të drejtën ndërkombëtare mbi vetë-mbrojtjen dhe rezolutat e Kombeve të Bashkuara në luftën kundër terrorizmit.

Operacionet zhvillohen duke respektuar integritetin territorial të vendeve fqinje dhe me qëllim të neutralizimit të kërcënimit terrorist./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit