Forcat turke neutralizojnë 4 terroristë të PKK-së

Mos i humb

 

 

Të paktën katër terroristë u neutralizuan në operacionin e mbrëmshëm të kryer nga forcat turke të sigurisë kundër organizatës terroriste PKK në juglindje të Turqisë.

Zyra e guvernatorit të krahinës turke Sirnak njofton se forcat turke mbrëmë kanë kryer një operacion të suksesshëm duke shkatërruar bazat e reja të sapozbuluara të terroristëve të PKK-së në malin Cudi.

Gjatë operacionit, u neutralizuan katër terroristë dhe u konfiskuan armë të shumta.

Organizata separatiste PKK është në listat e organizatave terroriste në Turqi, SHBA dhe Bashkimin Evropian (BE). Përveç Turqisë, PKK vepron në veri të Irakut dhe Sirisë, ku vepron dega e PKK-së PYD/YPG.

Forcat turke kanë nisur një luftë gjithëpërfshirëse kundër terroristëve të PKK-së brenda Turqisë dhe në veri të Sirisë dhe Irakut.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit