orcat turke të sigurisë “neutralizuan” 5 terroristë të tjerë në kuadër të operacionit në vazhdim “Kthetra-Tigër” në veri të Irakut, njoftoi sot Ministria e Mbrojtjes. (AA)
“Gjithsej 107 terroristë janë neutralizuar deri më tani”, tha ministria në një deklaratë. Më tej u tha se gjatë operacionit u shkatëruan disa strehimore dhe shpella.
Autoritetet turke përdorin termin “neutralizuar” për të nënkuptuar se terroristët në fjalë janë dorëzuar, vrarë ose kapur.
Operacionet e Turqisë “Kthetra-Tigër” dhe “Kthetra-Shqiponja” filluan në mes të qershorit për të garantuar sigurinë e popullit dhe kufijve të Turqisë duke neutralizuar kërcënimin e PKK-së dhe grupeve tjera terroriste, të cilat shpesh përdorin veriun e Irakut për të planifikuar sulme ndërkufitare.
Në fushatën e saj terroriste mbi 30 vjeçare kundër Turqisë, PKK, e radhitur si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e 40 mijë njerëzve, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnja.


