Forcat e Armatosura Turke (TSK) në operacionin e kryer ndaj kampeve të PKK-së në veri të Irakut kanë neutralizuar 9 terroristë, të cilit ishin në përgatitje të sulmit.
Sipas informacioneve të marra nga burimet e sigurisë, vazhdon me vendosmëri operacioni i mbështetur nga ajri, i nisur më 10 mars nga TSK-ja kundër kampeve të terroristëve të PKK-së në pjesën irakiane të kufirit.
Në operacionin e kryer në rajonin Hakurk në veri të Irakut, 9 terroristë të PKK-së të cilët nëpërmjet avionit pa pilot u identifikuan se ishin në përgatitje të sulmit, janë neutralizuar nëpërmjet operacionit ajror.
Në operacionet e realizuara që nga 10 marsi e deri më tani, ka arritur në 50 numri i terroristëve të neutralizuar.


