Forcat turke neutralizojnë dy terroristë të PKK-së

Mos i humb

Gjatë një operacioni ajror të forcave ajrore turke në veri të Irakut janë neutralizuar dy terroristë të PKK-së, bëri të ditur Ministria e Mbrojtjes së Turqisë.

“Dy terroristë të PKK-së u neutralizuan nga operacionet ajrore në rajonin Hakurk në veri të Irakut në koordinim me operacionin ‘Kthetra'”, bëri të ditur Ministria.

Autoritetet turke shpesh përdorin termin “neutralizojnë” në deklaratat e tyre për të nënkuptuar se terroristët në fjalë ose janë dorëzuar, vrarë ose kapur.

Më 27 maj, Turqia nisi operacionin “Kthetra” kundër PKK-së në Hakurk. Deri më tani, ofensiva në vazhdim ka neutralizuar dhjetëra terroristë.

Terroristët e PKK-së shpesh përdorin veriun e Irakut si një bazë për të planifikuar sulme ndërkufitare terroriste në Turqi.

Në fushatën e saj terroriste mbi 30 vjeçare kundër Turqisë, PKK, e cilësuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e rreth 40 mijë personave, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnje.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit