Forumi i Investimeve| Qeveria hap dyert për inovatorët, Rama prezanton akseleratorin e Inteligjencës Artificiale

Mos i humb

Kryeministri Edi Rama po merr pjesë këtë të martë, 14 tetor, në aktivitetin Hackathon-i Rajonal i Inteligjencës Artificiale 2025, në ditën e dytë të Forumit të Investimeve WB6- Bashkimi Europian, që ka bërë bashkë 161 pjesëmarrës nga i gjithë Ballkani Perëndimor dhe diaspora, me synimin për të zhvilluar zgjidhje konkrete të bazuara në inteligjencën artificiale (AI) për sfida reale shoqërore.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama prezantoi vizionin e qeverisë për të mbështetur startup-et dhe zhvillimin e Inteligjencës Artificiale përmes një akseleratori të ri kombëtar.

“Nuk dua t’ju lodh me një fjalë të gjatë, as nuk do të marr kohën tuaj për t’ju treguar se sa shumë suksese kemi arritur duke lexuar fjalimin që kam këtu.


Por dua t’ju them që kemi rënë dakord mes nesh të çojmë përpara procesin duke hapur dyert e qeverisë për të gjithë inovatorët dhe duke krijuar një hapësirë të përbashkët me bërthamë Agjencinë e Ekselencës, që ne e kemi krijuar para pak kohësh dhe të cilën do ta vëmë në dispozicionin tuaj dhe të gjithë inovatorëve.


Kjo do të thotë që duam që startup-et dhe inovatorët të kenë mundësi të aksesojnë institucionet dhe, duke bërë këtë, të kenë mundësi të shohin problematikat dhe të shfrytëzojnë të dhënat e statistikat e tyre, të shfrytëzojnë gjithë atë brumë të zgjidhjeve për krijimin e modeleve artificiale.


Shpresoj që, duke bërë këtë, do të ndodhë ajo që ndodh gjithmonë me këtë botë: që do mësojmë shumë gjëra të reja nga njëri-tjetri dhe që do prodhojmë produkte të reja.
Do krijojmë një akselerator shumë të fuqishëm të Inteligjencës Artificiale, përmes ministres sonë që është vetë artificiale, dhe ky do të bazohet tek ju, tek kapitali njerëzor që ne kemi brenda AKSHI-t apo njësisë së ekselencës. Me këtë sinergji do të mundohemi që çdonjërit brenda institucioneve qendrore t’i zgjerojmë trurin përmes inteligjencës artificiale.”,
 tha Rama.

Kryeministri Edi Rama, i cili çeli forumin ditën e djeshme, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe kërkoi nga drejtuesit e BE-së të shohin Ballkanin Perëndimor jo si një problem për t’u zgjidhur, por si një zgjidhje që pret të integrohet.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit