Rama takon nënsekretarin e Kombeve të Bashkuara, Haoliang Xu

Mos i humb

Gjatë vizitës së tij në Shqipëri, Nënsekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara dhe Administratori në Detyrë i UNDP, Haoliang Xu, u takua me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, për të diskutuar mbi rrugën transformuese të vendit dhe progresin e arritur në kuadër të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Në këtë takim, Xu u shoqërua nga Përfaqësuesja e Përhershme e UNDP-së në Shqipëri, Randi Davis, dhe Koordinatorja e Përhershme e United Nations Albania, Ingrid Macdonald.

Xu riafirmoi mbështetjen e UNDP-së për të vazhduar bashkëpunimin në nxitjen e reformave strategjike që vendi ka ndërmarrë, në mobilizimin e burimeve financiare inovative dhe në avancimin e agjendës së zhvillimit të Shqipërisë drejt rritjes gjithëpërfshirëse dhe rrugës së anëtarësimit në BE.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit