Franca bën “ndërmjetësen” për YPG/PKK-në

Mos i humb

Franca, e cila vazhdon praninë e saj ushtarake në rajonet e pushtuara nga organizata terroriste YPG/PKK në Siri, po përpiqet të bëjë ndërmjetësim mes organizatës me të cilën ka marrëdhënie të ngushta dhe kurdëve opozitarë.

Sipas burimeve të marra nga Këshilli Kombëtar Kurd i Sirisë (ENKS), mësohet se Franca po përpiqet të zgjidhë problemet mes YPG/PKK-së dhe ENKS, të cilët konsiderohen përfaqësues legjitimë të kurdëve të opozitës siriane.

Në këtë kontekst, francezët u takuan me përfaqësuesit e ENKS 10 ditë më parë dhe propozuan një “pajtim” me YPG/PKK-në.

Zyrtarët francezë gjithashtu propozuan që ENKS të hapë zyrat e saj në zonat e pushtuara nga organizata.

Anëtarët e ENKS, për të vlerësuar këtë propozim mbajtën një takim në Kamisli për 3 ditë, por arritën në përfundimin se nuk mund t’i besojnë organizatës.

Mësohet se edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) do të takohen së shpejti për të diskutuar të njëjtën çështje me zyrtarët e ENKS.

– Problemi me YPG/PKK dhe ENKS

Organizata terroriste YPG/PKK e cila e konsideron veten e saj si përfaqësuese e kurdëve sirianë, shtyp me forcën e armëve zërat opozitarë në rajonet që ajo ka pushtuar.

Po ashtu organizata edhe më parë shumë herë ka arrestuar anëtarët e ENKS, ka djegur ose ka mbyllur zyrat e partive politike nën këtë ombrellë.

– Mbështetja e Francës për YPG/PKK-në dhe prania e saj ushtarake në rajon

Franca ka prani në 5 pika ushtarake në rajonin nën pushtimin e YPG/PKK-së në Siri, por ajo këtë nuk e pranon zyrtarisht.

Franca e cila mbështet YPG/PKK-në në kuadrin e forcës së koalicionit ndërkombëtar kundër DEASH-it, ka në Siri rreth 200 ushtarë.

Njësitë ushtarake të Francës vazhdojnë praninë e tyre me SHBA-në në pikat ushtarake në veri të qendrës së qytetit Rakka, në bazën ajrore Tabka, në bazën trajnuese dhe koordinuese në Ajn Isa dhe në pikën ushtarake në fushën e naftës Omer.

Franca e cila përdor si bazë fabrikën e sheqerit që ndodhet në veri të Rakka-s, ka gjithashtu përreth saj edhe ndërtesë të inteligjencës teknike dhe depo të armëve.

Ndërkohë që këshilltarët ushtarakë francezë në bazën Ajn Isa në veri të këtij rajoni japin trajnime për anëtarët e YPG/PKK-së.

Rajoni ku ushtarët francezë ndodhen më intensivisht është baza Tabka të cilën e kanë në përdorim të përbashkët me SHBA-në.

Ushtria në fjalë krahas goditjeve artilerike që ka kryer nga Iraku gjatë konflikteve në Bagoz e cila është zona e fundit ku ndodhen anëtarët e DEASH-it në Dejrizor në kufi me Irakun, ajo kishte ndërtuar edhe pikat e përkohshme të goditjes në fushën e naftës Omer.

Më parë, ushtarët francezë kryenin edhe aktivitete të ruajtjes dhe patrullimit në pikat ushtarake Kahar, në fushën e naftës Kabiba, në rajonin Sirrin, në kodrën Mishtanur të cilën gjenden në pjesën jugore të rajonit Ajnularab (Kobani) në veri të Sirisë.

Pavarësisht përfundimit të pranisë së DEASH-it, ushtarët francezë vazhdojnë të veprojnë me SHBA-në në fushën e naftës Omar.

Francezët që herë pas here përdorin fabrikën e çimentos La Farge në Harap Ishk dhe pikën ushtarake të Sirrin gjithashtu veprojnë edhe në Munbixh përmes këtyre pikave.

Në muajt e kaluar kur në rendin e ditës kishte ardhur operacioni i mundshëm i Turqisë në Munbixh, ushtarët francezë kryen patrullime të përbashkëta me elementët e YPG/PKK-së në rajon.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit