Franca do të kërkojë mbledhje urgjente të KS-OKB për Sirinë

Mos i humb

Ministri i Jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian, njoftoi se Franca do të thërrasë një mbledhje të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB), për një takim urgjent për të vlerësuar zhvillimet e fundit dhe situatën humanitare në Siri.

Le Drian në një deklaratë të bërë për gazetarët në një takim të ministrave të jashtëm të vendeve të Mesdheut Perëndimor të mbajtur në Algjeri vuri në dukje se zhvillimet e fundit në Siri janë shqetësuese.

“Franca është shumë e shqetësuar për situatën në Siri dhe vijueshmërinë e saj e cila përkeqësohet gjithnjë e më shumë”, është shprehur Le Drian, duke theksuar se do të ftojnë KS-OKB-në për një takim urgjent për të diskutuar për situatën humanitare në vend.

Ndërsa edhe në një postim të bërë në Twiter, Le Drian është shprehur: “Siri: Guta, Idlib, Afrin. Franca kërkon një mbledhje urgjente në KS-OKB. Këtë mëngjes kam kryer një bisedë me homologun turk”.

Duke publikuar edhe mesazhin “Armëpushim në çdo vend në Siri. Të dërgohen pa kushte ndihmat humanitare”, Le Drian ka theksuar se në Gutën Lindore kanë në nevojë rreth 400 mijë njerëz për ndihma humanitare, dhe se duhet të sigurohet në mënyrë të pakushtëzuar hyrja e punonjësve të ndihmave në mënyrë urgjente./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit