Franca në rrezik për karantinë, si do të ndikonte kjo në Zvicër

Mos i humb

Mes infeksioneve në rritje, Franca ka qenë vendi i fundit që ka kapërcyer pragun e karantinës së koronavirusit të Zvicrës. Autoritetet zvicerane po takohen për të diskutuar vendosjen e fqinjit të saj perëndimor në listën e karantinës.

Shkalla e infeksionit në Francë tani është më e lartë se 60 për 100,000 banorë gjatë 14 ditëve të kaluara, duke e tejkaluar pragun që qeveria zvicerane ta konsiderojë atë një vend “me rrezik të lartë”.

Mediat zvicerane raportojnë se Këshilli Federal do të takohet për të vendosur nëse Franca duhet të vendoset në listën e detyrueshme dhjetë ditore të karantinës.

Siç është raportuar nga “The Local” të Premten, vendosja e Francës në listë është problematike për shkak të lidhjeve të ngushta ekonomike dhe sociale midis vendeve.

Rreth 180,000 banorë të Francës kalojnë kufirin çdo ditë në Zvicër për të punuar, me shumicën që punojnë në Gjenevë, Vaud dhe Bazel.

Qeveria nuk ka treguar ende nëse do të kërkonte nga punëtorët ndërkufitar të karantinohen, megjithatë janë bërë lëshime të veçanta për punonjësit ndërkufitar që nga fillimi i pandemisë.

Dhjetëra mijëra zviceranë gjithashtu kalojnë kufirin në Francë për të bërë pazar, me një karantinë që do të thotë se kushdo që hyn në Francë – edhe nëse vetëm për qëllime të blerjeve – do të kërkohej të karantinohen për dhjetë ditë pas kthimit të tyre.

Një përfaqësues i Departamentit të Çështjeve Ekonomike, Sociale dhe Mjedisit i tha medis zvicerane “20 Minuta” se “blerja në Francë nuk do të ishte e mundur” nëse krijohet një karantinë.

Vende të tjera përfshirë Holandën, Libinë, Libanin dhe Paraguain po i afrohen pragut të karantinës së Zvicrës.

Ndërsa qeveria tha që lista do të azhurnohej çdo muaj kur të zbatohej për herë të parë, megjithatë deri më tani janë bërë azhurnime menjëherë pasi një vend kalon pragun.

Që nga 25 gushti, ka më shumë se 50 vende me një infeksion mbi pragun e “rrezikut të lartë” të Zvicrës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit