“Franca së shpejti do të njohë shtetin palestinez”

Mos i humb

Nebil Shaas, këshilltar për marrëdhëniet ndërkombëtare i presidentit të Palestinës, Mahmoud Abbas, tha se presidenti i Tunizisë, El-Baci Kaid es-Sibsi, i ka konfirmuar se Franca së shpejti do të njohë shtetin e Palestinës.

Duke folur për Televizionin Shtetëror Palestinez, Shaas tha se Sibsi, i cili e ka telefonuar atë disa ditë më parë, i ka konfirmuar se Franca nuk ka ndryshuar vendimin e saj dhe së shpejti do të njohë shtetin palestinez. Ai ka theksuar se kjo është vetëm një çështje kohe.

Shaas vuri në dukje se Sibsi me kërkesë të Palestinës ka shkuar në Francë për të bindur qeverinë franceze dhe se njohja do të bëhet brenda disa javëve ose brenda muajit.

Gjithashtu Nebil Shaas ka shtuar se edhe zyrtarët në Luksemburg kanë deklaruar që vendi i tyre do të njohë Palestinën pasi ta njohin edhe vendet e mëdha, si Franca dhe Britania.

Edhe kryetari i bashkisë së Gennevilliers në veri të Parisit, Patrice Leclerc, në një deklaratë me shkrim të bërë me 19 mars kishte njoftuar se njohin shtetin e Palestinës.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Jashtme të Palestineze, 135 shtete e njohin zyrtarisht shtetin e Palestinës./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit