Francë, 1.300 nxënëse të infermierisë japin dorëheqje midis pandemisë së COVID-19

Mos i humb

Rreth 1.300 nxënëse franceze të infermierisë kanë dhënë dorëheqjen për shkak të stërlodhjes dhe rraskapitjes mes pandemisë së COVID-19, duke çuar në mungesa të stafit në spitalet në Francë, deklaroi të enjten ministri i Shëndetësisë, Olivier Veran, transmeton Anadolu Agency (AA).

Duke iu përgjigjur shkrimit të një raporti të Këshillit Shkencor të Francës të publikuar më herët në tetor se 20 për qind ose një në pesë shtretër në spitalet publike mbeten të mbyllura për shkak të mungesës së stafit, Veran zbuloi se shumë nxënëse të infermierisë po largoheshin nga trajnimi në mes të rrugës.

Numri nuk ishte në mijëra, por rreth 1.300 nxënëse të infermierisë midis 2018 dhe tani, vuri në dukje ai.

Arsyet e mundshme të dorëheqjeve, sipas ministrit Veran, mund të jenë sepse praktika e parë për shumë prej këtyre nxënëseve ishte në kohën e valës së parë të pandemisë dhe kërkesat e spitaleve të COVID-19 ishin të ndryshme nga shërbimi rutinë spitalor. Veç kësaj, edhe infermierët ishin të lodhur, pasi shumë prej tyre u detyruan të anulonin pushimin për shkak të krizës shëndetësore dhe kishin nevojë për pushim nga shërbimi për t’u kujdesur për veten.

Sipas një ankete të zhvilluar në raportin shkencor, spitalet në Francë vuajnë nga një numër i madh vendesh të lira pune në pesë profesione: infermierë, staf që punonte në reparte, anesteziologë, teknikë radiologjie dhe fizioterapistë ndërsa spitalet e mëdha rajonale u detyruan të mbyllnin shtretërit për shkak të mungesës së personelit shëndetësor.

Raporti citoi rezultatet nga një studim i zhvilluar në repartin e kujdesit intensiv, i cili tha se nxënëset e infermierisë ishin ankuar nga pagjumësia, ankthi, depresioni, stresi post-traumatik dhe mbingarkesa.

Veran tha se me këtë krizë nuk përballet vetëm Franca, por dhe shumë vende në të gjithë Evropën ishin në një situatë të ngjashme me ofruesit e tyre të kujdesit shëndetësor, të cilët kanë qenë të mbingarkuar gjatë valëve të pandemisë.

Ai pohoi se spitalet po mbyllnin shtretërit për shkak të mungesës së personelit të infermierëve, por hodhi poshtë shifrën prej 20 për qind. Ai tha se Ministria e Shëndetësisë po punon me palët e interesuara rajonale për të gjetur një zgjidhje për mungesën e stafit dhe për të siguruar që administrimi i kujdesit shëndetësor të mos ndërpritet.

Zëdhënësi i qeverisë, Gabriel Attal njoftoi të mërkurën një hetim në të gjitha objektet shëndetësore për të zbuluar arsyet e mungesës së stafit dhe mbylljes së shtretërve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit