Të paktën 249 policë dhe xhandarë janë plagosur gjatë natës së djeshme, gjatë dhunës urbane në Francë, e shkaktuar nga vdekja të martën e një adoleshenti, i vrarë nga një oficer policie pranë Parisit, njoftoi Ministria e Brendshme franceze.
”Në total, 40 000 forca policie ishin mobilizuar nga autoritetet në të gjithë territorin, përfshirë 5 000 në Paris. Asnjë polic apo xhandar nuk u lëndua rëndë”, tha i njëjti burim.
Ndërkohë, rreth 667 persona u arrestuan gjatë natës së djeshme, pas dhunës së shoqëruar me plaçkitje dhe dëmtime të pronës publike, si përgjigje ndaj vdekjes së 17-vjeçarit”, njoftoi ministri i Brendshëm francez, Gerald Darmanin.
”Mbrëmë, policia, xhandarët dhe zjarrfikësit tanë u përballën sërish me guxim me dhunë të rrallë. Në përputhje me udhëzimet e mia të prera, ata kryen 667 arrestime”


