Gjatë 24 orëve të fundit në Francë si pasojë e koronavirusit (COVID-19) humbën jetën 74 persona, transmeton Anadolu Agency (AA).
Agjencia e Shëndetit Publik njoftoi se me 1.309 raste të reja numri i përgjithshëm i rasteve arriti në 6.995.628. Ndërsa me 74 vdekje në 24 orët e fundit numri i përgjithshëm i viktimave nga COVID-19 arriti në 116.537.
Në spitale vazhdojnë trajtimin 1.571 persona, prej të cilëve 7.980 në kujdes intensiv. Shkalla e testeve pozitive të COVID-19 u ul në 1.2 për qind.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, që nga 27 dhjetori 2020 e deri më tani numri i personave që kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19 ka arritur në 50.385.877 ndërsa 48.339.308 persona tjerë kanë marrë edhe dozën e dytë. Sipas kësaj 71.7 për qind e popullsisë së vendit është vaksinuar plotësisht.
Kryeministri francez, Jean Castex në një deklaratë tha se që nga 15 tetori, testet e COVID-19 mund të bëhen vetëm me pagesë.
Castex theksoi se për personat që kanë përfunduar vaksinimet e tyre, testet do të jenë falas.


