Francë, konfirmohen 541 vitktima të reja nga COVID-19

Mos i humb

Numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Francë ka shkuar në 10.869, pasi në 24 orët e fundit janë konfirmuar 541 viktima, njoftoi ministri francez i Shëndetësisë, Jerome Salomon.

Në 24 orët e Fundit në Francë janë regjistruar 3.881 raste të reja, me çka numri i përgjithshëm i të infektuarve është rritur në 112.950, tha Salomon në një konferencë për media.

Sipas tij, numri i pacientëve nën kujdes intensiv është rritur në 7.148, kurse i pacientëve të shëruar në 21.254.

Ai shtoi se për shkak të një problemi teknik, ende nuk mund të jepen të dhëna për numrin e të vdekurve dhe rasteve në 24 orët e fundit nga shtëpitë e kujdesit për persona të moshuar.

Franca është vendi i katërt në botë me më së shumti viktima nga virusi.

  • 6,3 milionë njerëz pa punë

Ndërkohë, ministrja e Punës, Muriel Penicaud, tha se numri i presonave që kanë mbetur pa punë si pasojë e pandemisë është rritur në 6,3 milionë, gjë që i kushton vendit 19,6 miliardë euro.

Të larguarit nga puna do të marrin 70 për qind të pagës së tyre nga shteti.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit