Francë, pamjet e videos tregojnë sulmet e policisë ndaj “gazetarëve”

Mos i humb

Sipas pamjeve në një video, policia franceze ka sulmuar brutalisht dy “gazetarë” që mbulonin protestat e “jelekëve të verdhë” në qytetin jugor të vendit Toulouse.

Duke shpëndarë videon në llogarinë e tij në Twitter, gazetari Nicolas Gregoire i Medium.com, tha: “Në Toulouse, policia kapi dhe shkatërroi një kamerë. Pastaj goditi gazetarët që mbronin pajisjet e tyre. Që nga fillimi i dhunës, asnjë polic nuk është pezulluar apo dënuar”.

Protestat e “jelekëve të verdhë” filluan në kryeqytetin Paris 5 muaj më parë si reagim ndaj rritjes së shpenzimeve të karburantit. Megjithatë, protestat më vonë dolën jashtë kontrollit në trazira anti-qeveritare.

Sipas qeverisë franceze, si pasojë e protestave 11 persona e kanë humbur jetën dhe mbi 2.000 të tjerë janë plagosur.

Rreth 8.400 persona janë arrestuar për protesta dhe 2.000 janë dënuar me burg.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit