Francë, policia pastron eko-kampin në mes të përplasjeve

Mos i humb

Në një operacion policia franceze ka arritur të pastrojë një kamp ambientalistësh të instaluar që nga viti 2008 në kuadër të një projekti të braktisur të aeroportit në perëndim të Francës.

Rreth 2.500 pjesëtarë të policisë dhe xhandarmërisë përdorën gaz lotsjellës pas përplasjeve që shpërthyen nga qindra aktivistë në kampin Notre-Dame-des-Landes, pranë qytetit Nantes.

Pamjet televizive treguan disa aktivistë duke vënë zjarr ndaj barrikadave dhe bomba benzine, gurë dhe flakë ndaj policisë.

Ministria e Brendshme e Francës bëri të ditur se të paktën një pjesëtar i xhandarmërisë u plagos në një shpërthim gjatë dëbimit, i cili filloi në orën 6:00 të mëngjesit, sipas orës lokale.

Aktivistët refuzuan të largohen nga vendi ku autoritetet thonë se ata e kanë okupuar ilegalisht, pavarësisht një lufte prej dekadash për të parandaluar planet për të ndërtuar një aeroport të diskutueshëm afër qytetit Nantes, të cilin qeveria më në fund e ka shembur në muajin janar.

Kundërshtarët e projektit të aeroportit argumentuan se ishte tepër i kushtueshëm dhe dëmtues për mjedisin.

Aktivistët e njohur si “Zadistët” përbëhen nga eko-aktivistë, anti-kapitalistë dhe fermerë. Ata morën një hapësirë prej 1.600 hektarësh në vitin 2008 dhe që atëherë kanë ndërtuar një komunitet që ata pretendojnë se është një model për bujqësinë e qëndrueshme dhe debatin politik.

Sipas një deklarate të lëshuar nga Ministria e Brendshme, operacioni i ditës së sotme synon të largojë “personat më radikalë”.

Në deklaratë thuhet se disa nga protestuesit kishin pranuar një ftesë për bisedime me prefektin e rajonit dhe tani kanë “rregulluar situatat e tyre dhe kanë mbështetjen e qeverisë”.

Përpjekja e parë për t’i evakuuar ata në vitin 2012 pati dështuar./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit