Francë, sërish në protesta “jelek verdhët”

Mos i humb

Një numër i madh qytetarësh ka dalur sot në rrugët e Parisit për të vazhduar protestën e cila ka për qëllim të ushtroj presion mbi presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

Protesta e sotme e “jelekëve të verdhë” nisi në Champs-Elysees, një arenë e trazirash nga protestat e kaluara. Ndërkohë, disa grupe planifikojnë të protestojnë sonte në sheshin “Place de la Republique” në pjesën lindore të Parisit.

Që nga 17 nëntori, mijëra protestues të quajtur “jelekët e verdhë”, tubohen në qytetet kryesore franceze, përfshirë kryeqytetin e Parisit, për të protestuar ndaj rritjes së diskutueshme të taksave të karburantit dhe përkeqësimit të gjendjes ekonomike.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit