Frashër Krasniqi: Ky është një rast politik

Mos i humb

Frashër Krasniqi, njëri nga të akuzuarit për sulmin në Kuvend, në Gjykatën e Apelit rastin e katër aktivistëve të VV-së e cilësoi politik.

“Ky është një rast politik dhe çdo dëshmi e çdo dëshmitari është e ndikuar nga policia dhe çdo zhvillim në këtë proces në gjykatë ka qenë i koordinuar me zhvillimet politike”, tha Krasniqi.

Ai deklaratat e dëshmitarëve në procesin në gjykatën themelore ku katër aktivistët u dënuan me 21 vjet burg për sulmin në Kuvend, i cilësoi kontradiktore.

“Provat materiale shkencore të këtij rasti për ne janë shfajsuese ndërsa deklaratat e dëshmitarëve janë qartazi të pavërtetuara dhe kontradiktore”, tha Krasniqi.

Tomë Gashi, avokati i Frashër Krasniqit kërkoi që Apeli t’i lirojë aktivistët.

“Ne besojmë se ju e keni rastin që ta përmirësoni një padrejtësi që e ka bo Gjykata Themelore e Prishtinës dhe ne propozojmë që për ta përmirësuar këtë padrejtësi duhet që sot t’i lironi nga paraburgimi aktivistët”, tha Tomë Gashi.

Ramiz Krasniqi, avokati i Atdhe Arifit sulmoi aktgjykimin e themelores, duke thënë se ai nuk duhet të mbetet në historinë e drejtësisë kosovare.

“Ankesa ma e mirë ndaj këtij aktgjykimi është vetë aktgjykimi dhe si i tillë një aktgjykim i tillë nuk duhet të mbetet në analet e historisë së drejtësisë kosovare. Ky është një aktgjykim cinik, i vrazhdët, i porositur dhe qartazi i pambështetur në asnjë provë”, tha Krasniqi, duke kërkuar lirimin e aktivistëve.

Emrush Kastrati, avokati i Egzon Halitit tha se gjykata themelore ka ardhur në përfundim shumë të gabuar.

“Qartësimi i fotografive nuk është bë, ADN nuk është përputhë me asnjë nga të akuzuarit, grafologjia e as forenzika nuk e konfirmojnë fajësinë e te akuzuarve.Gjykata e shkallës së parë ka ardhë në përfundim shumë të gabuar”, tha avokati Kastrati.

Edhe Ali Beka, avokati i Adea Batushës kundërshtoi aktgjykimin e themelores për katër aktivistët.

Nuk është vlerësuar saktësia e provave kundërthënëse ne aktgjykim.Në vend se aktgjykimi me i vlerësu provat materiale, ai merret me opinione, komente, e herë herë madje edhe me komplimente”, tha avokati Beka, shkruan lajmi.net.Gjykata Themelore në Prishtinë në nëntor të vitit që shkoi dënoi me 21 vjet burg aktivistët e Vetëvendosjes për sulmin e gushtit 2016 me raketahedhës në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit