FRI apel Diasporës: Të ndihmojmë vëllezërit tanë në Shqipëri!

Mos i humb

Fondacioni i Rinisë Islame me qendër në Zvicër i ka apeluar të gjithë diasporës shqiptare kudo që ndodhet për të kontribuuar financiarisht për vëllezërit shqiptarë të prekur nga tërmeti.

Nëpërmjet një njoftimi zyrtar FRI kërkon bashkimin e shqiptarëve anembanë botës për tju ardhur në ndihmë në këto ditë të vështira vëllezërve të tyre në Shqipëri pas kësaj fatkeqësie natyrore që tronditi mbarë shqiptarinë.

Në këtë apel drejtuar bashkëatdhetarëve FRI kërkon që në adresë të saj të dërgohen veshmbathje për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri, ndërsa ju lutet që kush ka dëshirë dhe mundësi të koontribuojë edhe financiarisht në llogarinë bankare për të ndihmuar familjet shqiptare të prekura nga tërmeti.

“Të nderuar vëllezër dhe motra, populli i Shqiperisë ka nevojë për ndihmën tonë në këto ditë të vështira. Prandaj ne si vëllezër të tyre dëshirojmë që t’ju gjendemi pranë dhe ti ndihmojmë”, thuhet në njoftimin zyrtar të FRI, më qendër në Zvicër.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit