“FSK-ja t’i dalë në ndihmë shtetit shqiptar”

Mos i humb

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka ofruar ndihmë Republikës së Shqipërisë pas përmbyetjeve që kanë përfshirë Shqipërinë.

Haradinaj përmes një postimi në facebook ka thënë se ka udhëzuar FSK-në që t’i ndërmarr veprimet e nevojshme për t’i dalë në ndihmë shtetit shqiptar dhe zonave të përmbytura.

“I ofrova Republikës së Shqipërisë ndihmen e gjithanshme të institucioneve të Kosovës pas përmbytjeve nga shirat e rrëmbyeshëm që kanë përfshirë Shqipërinë.E udhëzova Ministrin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha, që të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për t’i dalë në ndihmë shtetit shqiptar dhe banorëve të zonave të përmbytura” ka shkruar Haradinaj.

Shqipëria ka disa ditë që është përfshirë nga përmbyetjet e shiut, ku është kërkuar edhe shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme për shkak të rrezikut të jetës së banorëve në zonat e prekura nga përmbyetjet. /Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit