Ftesa e Bashës në protestë: Arsyet pse duhet ndalur qeveria e krimit

Mos i humb

Kreu i partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka ftuar të gjithë qytetarët shqiptarë t’i bashkohen protestës së sotme të opozitës, e cila do të nisë në orën 20:00.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, shoqëruar dhe me një video, Basha iu bën thirrje shqiptarëve të dalin në shesh si njerëz të lirë, si qytetarë me dinjitet, për ta bërë Shqipërinë si gjithë Evropa.

“Të gjithë bashkë sonte në orën 20:00, si njerëz të lirë, si qytetarë me dinjitet, si shqiptarë kurajozë, prindër, motra, vëllezër, bij e bija shqiptarësh, në manifestimin kombëtar të vullnetit tonë të pakthyeshëm për Shqipërinë si gjithë Europa! #ShqipëriaSiEuropa”, ka shkruar Basha.

Në mesazhin video Basha rendit të gjithë arsyet se pse shqiptarët e bashkuar duhet të ndalin qeverinë e ardhur me krimin, me ndihmën e krimit dhe për të qeverisur me krimin.

“Kriminelë në qeveri dhe parlament. Banditë në krye të bashkive. Hajdutë votash dhe banda në policinë e shtetit. Qeveria e krimit i ka përdhosur shqiptarët. Lukunia e hienave u demaskua

Shqiptarëve dhe fëmijëve të tyre nuk ja vret dot kush të ardhmen!”, thuhet ne spotin e shperndare ne FB.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit