Kryeminitri Edi Rama ka postuar një fotografi në Instagram ku shihet bashkë me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.
‘Insta of the day’, ka shkruar Rama, duke e cilësuar si fotografi Instagrami të ditës, përcjell Periskopi.
Në mbishkrim kanë figuruar edhe flamuri kombëtar dhe ai shtetëror i Kosovës.
Nuk dihet arsyeja e takimit të dy krerëve shqiptarë, pasi Rama nuk ka dhënë detaje.