Fundosja e anijeve në Tajlandë, 33 të vdekur

Mos i humb

Janë gjetur trupat e pajetë të 33 personave të cilët e kanë humbur jetën si pasojë e fundosjes së njërës nga dy anijet që bartnin turistë në Tajlandë.

Zyrtarët bëjnë të ditur se si pasojë e fundosjes së anijes ku ndodheshin më shumë se 100 persona, 33 turistë kinezë kanë humbur jetën, ndërsa 38 të tjerë janë shpëtuar.

Sipas informacioneve 12 nga të plagosurit janë marrë në trajtim në spitale, ndërkaq kërkimet për gjetjen e 23 personave janë ndërprerë për sot dhe do të vazhdojnë sërish.

Ndërkohë nga anija tjetër e fundosur në ujërat e Phuketit janë shpëtuar 42 persona.

Dje dy anije turistësh ishin fundosur në ujërat e ishullit Phuket, me ç’rast u njoftua se një numër i madh personash llogariten të zhdukur./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit