Galaxy M30 vjen më 27 shkurt me ekran Infinity U!

Mos i humb

Pas publikimit të Galaxy M10 dhe Galaxy M20 muajin e kaluar, Samsung është gati të prezantojë një model tjetër nga seria Galaxy M.

Kompania konfirmoi se Galaxy M30 do të mbërrijë në javën e ardhshme dhe do të debutojë në të njëjtin treg, ku paraqiten dy modelet e mëparshme të serisë M – në Indi.

Samsung nuk ka lëshuar detajet e harduerit, por tha se Galaxy M30 do të ketë një ekran Super-AMOLED Full-HD + Infinity U prej 6.4 inç.

Galaxy M30 pritet të ketë çip Exynos 7904 SoC me 4GB / 6GB RAM dhe 64GB / 128GB hapësirë të ruajtjes. Bateria do të jetë me kapacitet 5000mAh dhe sistemi i kamerës do të përbëhet nga 13MP + dy sensorë 5MP në anën e pasme dhe një kamerë 16MP në pjesën e përparme.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit