“Gana do ta shqyrtojë vendimin për njohje të Kosovës”

Mos i humb

Ministrja e Punëve të Jashtme e Ganës Shirley Ayorkor Botchway ka deklaruar sot në Beograd se vendi i saj do ta shqyrtojë vendimin e vet nga viti 2012 për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

“Vendimi ndoshta është marrë në shpejtësi por me rëndësi është prania jonë këtu. Tash jemi në Beograd e jo në Kosovë ku nuk kemi shkuar kurrë”, ka thënë Botchway gjatë takimit me ministrin serb të Punëve të Jashtme Ivica Daçiç. Serbia ka kohë që ka paralajmëruar mundësinë e tërheqjes së njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Gana./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit