Gara presidenciale në SHBA, Biden: Trump nuk pyet për të moshuarit

Mos i humb

Zhduken 2 milionë euro në Ministrinë e Financave të Kosovës, arrestohet 1 i dyshuar, 2 në arrati

Zhduken 2 milionë euro në Ministrinë e Financave të Kosovës. Mediat kosovare shkruajnë se Ministria e Financave ka thirrur konferencë për mediat...

Aliyev: Sulmet e Armenisë ndaj qytetit Ganja janë krim lufte

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, theksoi se sulmet e Armenisë ndaj qytetit Ganja janë krim lufte, raporton Anadolu Agency (AA).

Kura Natyrale me Qepë Kundër Dëmeve Nga Kolesteroli

Kolesteroli i lartë është një nga faktorët që ndikon në rritjen e rrezikut të sëmundjeve të zemrës. Ai mund...

Digjet një shtëpi në Korçë/ Gruaja harron bombolën e gazit ndezur, dëme në hyrjen e sapoblerë

Një banesë në katin e dytë të një pallati në Korçë është përfshirë nga flakët. Raportohet se nga informacionet...

Donald Trump dhe Joe Biden, shkëmbyen akuza në distancë, ndërsa vijojnë fushatën në shtetet që mund të rezultojnë vendimtare për zgjedhjen e presidentit.

Kandidati demokrat kritikoi Donald Trump për mënyrën e menaxhimit të pandemisë së Covid-19, ndërsa u përpoq të siguronte mbështetjen e të moshuarve në shtetin kyç të Floridas.

Biden u tha atyre se presidenti i shihte të moshuarit, që janë edhe kategoria më e rrezikuar nga koronavirusi, si të pavlerë.

“Për Trump është e thjeshtë, ju jeni të pavlerë. Jeni të harrueshëm. Virtualisht jeni askush. Kështu i sheh ai të moshuarit. Kështu ju sheh ai ju. I vetmi i moshuar për të cilin interesohet ai, është vetja”, deklaroi Biden.

Kandidati demokrat foli para një grupi të vogël njerëzish në një qendër për të moshuarit në jug të Floridës, ku ishin në fuqi masa të distancimit social.

Eventi ndryshonte rrënjësisht nga ai që mbajti Trump një ditë më herë në këtë shtet, me mijëra njerëz që morën pjesë, pa distancim apo maska.

Biden kritikoi gjithashtu presidentin për organizimin e atyre që i quajti, festa super-shpërndarëse të virusit, ku republikanët përqafoheshin pa u shqetësuar për pasojat.

Të martën, kreu i Shtëpisë së Bardhë ndaloi në Pensilvani ku pasi e cilësoi rivalin, një njeri jo të mirë, u tha mbështetësve se ndihej si Superman, pas trajtimit kundër COVID-19. “Ne shpëtuam 2 milionë jetë.

Dhe po ju them se shumë shpejt do të kemi vaksinën, terapitë dhe kurën për koronavirusin. Gjithçka di është se mora diçka, dhe u ndjeva mirë shumë shpejt. U ndjeva si Superman.

Fushëbeteja të tilla si Florida dhe Pensilvania janë shumë të rëndësishme për grumbullimin e 270 votave të kolegjit zgjedhor të nevojshme për të fituar zgjedhjet.

Sondazhet sugjerojnë një përparësi dyshifrore të Biden ndaj Trump në rang kombëtar, por në shtetet kyçe diferenca ngushtohet.

Në Florida demokratët kryesojnë me 3.7 përqind sipas një mesatareje të sondazheve.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Rikthehet “Përbindëshi i Detit Kaspik”

Në brigjet perëndimore të Detit Kaspik shfaqet një relikt që ngjan me një përbindësh gjigant uji. Është e vështirë të imagjinosh që...

Mitsotakis: Jemi të gatshëm t’i drejtohemi Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë pë kufijtë detarë

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis pas një takimi me presidentin qipriot Nicos Anastasiades dhe atë egjiptian Fatah al Sisi në Nikozia, kryeministri grek...

Frikë nga mbyllja? Rriten shitjet e letrës higjienike dhe dezinfektantët në Gjermani

Rriten sërish shitjet e letrës higjienike dhe dezinfektuesit në Gjermani. Kështu ka deklaruar zyra e Statistikave, teksa shteti me ekonominë më të...

Policia Rrugore me Lamborghini Huracàn: Padova-Romë në tre orë!

Policët Rrugorë në Sant’Agata Bolognese kanë transportuar një veshkë nga Padova në Rome për 3 orë, gjatësi e cila zakonisht përshkohet për 5...

I frikshëm apo i mahnitshëm? Pamjet e hotelit më të veçantë

Nëse po kërkoni një vend pranë detit, dhe larg njerëzve, atëherë ky hotel në Suedi është i duhuri për ju.