Garë e fortë brenda PS në qarkun e Lezhës/ Lindita Nikolla dhe Gentjan Malotaj barazim votash

Mos i humb

Qarkun e Lezhës po vijohet me numërimin e votave të kandidatëve.

Deri tani janë numëruar 107 qendra votimi nga 249 që janë gjithsej, ku më i votuari i listës së PD-së rezulton të jetë Mark Marku me 3559 vota preferenciale i ndjekur nga Agron Gjekmarkaj duke marrë 1858 vota deri tani. PD ka mundur të marrë në këtë qark 4 mandate.

Ndërsa PS ka mundur të sigurojë 3 mandate, garë e fortë është krijuar mes kandidatëve.
Gentjan Malotaj, i cili renditet i katërti në listë rezulton në barazim votash me drejtuesen e qarkut Lindita Nikolla, duke marrë nga 3251 vota secili.

Më pas renditet Eduart Ndreca me 3104 vota.

Edhe pse nuk arriti të merrte asnjë mandat në qarkun e Lezhës, në listën e LSI më i votuari është i pari i saj, Viktor Tushaj duke marrë 1417 vota preferenciale deri tani.

Në Lezhë kandidonte edhe Jozefina Topalli e para në listën e Lëvizjes për Ndryshim, por ajo ka mundur të sigurojë vetëm 34 vota.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit