Partia Demokratike iu ka bërë thirrje sërish qytetarëve që të votojnë ndryshimin më 25 prill. Në një deklaratë për mediat, Floriana Garo, zëdhënëse e fushatës së PD deklaroi se pas 25 prillit, Shqipëria do të ndryshojë.
Deklarata e Floriana Garos:
Është Rama i para zgjedhjeve, por nëse votojmë për të sërish, do të kemi Ramën e pas zgjedhjeve, e do të vijojmë sërish të dështojmë.
Papunësia, rrogat minimale më të ulëta në Europë, pamundësia për ta çuar Shqipërinë përpara.
8 vjet që Shqipëria ka ngecur me Ramën- janë boll për të thënë JO!
Përfitoni nga kjo mundësi për të ndryshuar-
më 25 Prill të gjithë do të votojmë Partinë Demokratike dhe Lulzim Bashën për të risjellë shpresën. Shqipëria fiton.


