Kryetari i Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Petrit Gashi, raportohet se ka ofruar dorëheqjen nga kjo pozitë.
Sipas burimeve të KP, arsyet e dorëheqjes janë pas krijimit të situatës së krijuar në AKP, pas shkarkimit të drejtorit të AKP-së, Ekrem Hajdari.
Po ashtu është thënë se Petrit Gashi ka qenë ai i vetmi nga anëtarët e bordit që nuk e ka votuar shkarkimin e Ekrem Hajdarit nga pozita e drejtorit të AKP-së.
Kuvendi i Kosovës, në dhjetorin e vitit 2015 kishte kompletuar bordin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit duke zgjedhur anëtarët e propozuar nga Qeveria e Kosovës.
Kryetar i Bordit të AKP-së, ishte zgjedhur Petrit Gashi ndërsa anëtarë Hasime Mazreku, Hamdi Jaha, Seknder Komoni, Ismajl Januzi, Haxhi Arifi, Ranko Gjokiq, Bajram Zejnullahu./Mesazhi/