Spanja nuk po gjen qetësi nga Covid. Më shumë se 49 mijë infektime janë regjistruar në 24 orët e fundit
Bëhet fjalë për nivelin më të lartë që prej fillimit të gushtit, kur vendi ishte në mesin e përhapjes së parë të variantit Delta.
Megjithatë, qeveria spanjolle ende nuk ka plane për ashpërsimin e masave të paktën deri pas festave të fundvitit. Nivelet e vdekshmërisë janë të ulëta falë vaksinimit masiv. Mbi 81% e popullsisë është imunizuar ndaj Covid-19, ndër nivelet më të larta mes vendeve të Bashkimit Europian.
Mediave të huaja u bën përshtypje që edhe pse pandemisë nuk i dihet fundi, sheshet e qyteteve të mëdha spanjolle mbushen ashtu si para kësaj periudhe.


