“Gati për Shqipërinë”, Rama takim ‘online’ me të rinjtë e parë që iu përgjigjën nismës: Koncepti i nëpunësit digjital një revolucion, do krijojmë administratë hibride

Mos i humb

“Gati për Shqipërinë”, është një nga nismat e ndërmarra nga qeveria, fill, pas sigurimit të mandatit të tretë të kryeministrit Edi Rama.

Ky i fundit, ka mirëpritur ditën e sotme të rinjtë e parë, profesionistë, të diplomuar në fusha të ndryshme si brenda e jashtë shtetit, e që duan të kontribuojnë në projekte në të mirën e vendit.

Kryeministri, dëgjoi me vëmendje të rinjtë, që shpalosnin idenë dhe vizionin e tyre. Kreu i qeverisë e cilësoi laborimin e konceptit të nëpunësit digjital si një revolucion, jo vetëm për vendin, por edhe më gjerë, duke krijuar kështu një administratë hibride.

“Sa më shumë ju dëgjoj, aq më shumë bindem të laborojmë konceptin nëpunësin digjital.

Do të bëjmë një revolucion, jo vetëm në Shqipëri, por edhe më gjerë, duke krijuar një administratë hibride.

Nëse do të vish në Shqipëri, hajde nesër, do të fusim në shërbim. Nëse do të bëjmë gjysmën e këtyre që folëm sot do të ishte një fitore e madhe”, tha Rama.

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit