Gati reparti Covid në Vlorë, Rama nxjerr pamjet: Le ta shohin ata që mbushin dynjanë me helm! Baba Xhikja del i dehur e thotë…

Mos i humb

Kryeminsitri Edi Rama ishte këtë pasdite në Spitalin e Vlorës, ku tregoi nga afër repartin e Covid-19, i cili po përgatitet të hapet për t’iu shërbyer pacientëve të infektuar me virusin e rrezikshëm.

Mes të tjerash, kryeministri sulmon dhe opozitën, teksa shprehet se këto pamje duhet t’i shohin ata që mbushin dynjanë me helm për kapacitetet e për mungesën e strategjisë në luftë me Covidin.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/423360958660471

Mesazhi i Ramës:

VL❤️RË – Ja Spitali i Vlorës, le ta shikojnë ata që mbushin dynjanë me helm për kapacitetet e për mungesën e strategjisë në luftë me Covidin😊
Dhe le të vazhdojnë të përsërisin si të dehur ose edhe të dehur realisht si Baba Xhikja, që po bëhet qameti, që s’ka shtretër, s’ka ilaçe, s’ka oksigjen, s’ka mjek…🤮
Po kur thonë që ne bëjmë propagandë? O Zot, këto që ju shihni qenkan propagandë, ato që flasin ata qenkan realitet! S’kanë faj kur ka akoma qorra me të dy sytë në ballë dhe shurdhë me të dy veshët në vend, që u besojnë dokrrave e dënglave të tyre😷
Ndjesë, po janë bërë realisht gangrena e kësaj shoqërie👎

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit