A jam gati ta takoj Zotin tim?!

Mos i humb

A jam gati ta takoj Zotin tim?!

Më i miri i njerëzimit na këshillon dhe na thotë:‘’Përkujtojeni sa më shumë shkatërruesen dhe ndërprerësen e dëshirave dhe ëndërrave tuaja, vdekjen!Nuk ka njeri, që bën jetë të vështirë dhe e kujton, veçse ja zgjeron dhe largon vështirësitë, si edhe ja lehtëson atij hallet. E nuk ka njeri, që bën jetë në bollëk dhe e kujton, veçse ja ngushton atij qejfet dhe e kthjellon’’
Sahihut Tergib 4/195

Një porosi e çmuar profetike të cilën e përjetojmë sa herë që largohen nga mesi ynë njerëz të ndryshëm, të afërt apo të largët.
Nuk ka gjë më të bukur se sa kur ngrihesh për sabah, për t’iu falur Zotit të gjithësisë, i mësuar me qetësinë absolute që e mbulon qytetin në këtë kohë pandemie, e që nuk ti gudulis veshët vetëm se ezani (thirrja) që vjen nga xhamia ‘’Hajde ne namaz, hajde në shpëtim!’’

Në këtë atmosferë, besimtari e ndjen të obligueshme që të falenderojë Zotin, që ia dha edhe një mundësi, për tu zgjuar e për të vepruar.

Por, është e trishtueshme, kur del nga dera jote, dhe merr vesh që tek komshinjtë e tu, dikush prej tyre nuk e ka gdhirë atë mëngjes.

Menjëherë të shkon mendja tek e sëmura e tyre, që është diagnostikuar me tumor, dhe është në gjendje të vështirë. Por jo, nuk është ajo, është burri i saj, që kurrë në jetë nuk ka pirë nje aspirinë –siç thonë-, por ishte i mbajtur dhe i fuqishëm dhe jo në moshë të madhe.

Të vjen ndërmend fjala që e dëgjoja shpesh nga shejh Ebu Islami (Allahu e mëshiroftë!):

‘’Sa e sa të shëndetshëm kanë vdekur pa pasur ndonje siklet,

E sa e sa të sëmurë, kanë qëndruar më gjatë në këtë jetë!’’

Atëherë e kupton dhe e përjeton porosinë e çmuar profetike të mësipërme.

Pastaj e kthen tek vetja dhe thua:- A nuk do të jetë nje ditë edhe radha ime?!

Po nëse shëndeti dhe mosha ime më mashtrojnë e më bëjnë të harroj këtë të vërtetë të patjetërsueshme?!

A jam gati ta takoj Zotin tim?!

Mirandi Shehaj

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit