Gaza, 4 palestinezë të vrarë dhe 618 të plagosur

Mos i humb

 

 

 Forcat e armatosura izraelite kanë vrarë të paktën 4 palestinezë, nga të cilët një fëmijë dhe kanë plagosur 618 të tjerë gjatë protestave të premten në afërsi të kufirit mes Gazës dhe Izraelit.

Zëdhënësi i Ministrisë të Shëndetësisë të Palestinës, Ashraf al-Qudra për AA tha se ushtarët izraelitë me municion të vërtetë kanë vrarë 4 palestinezë, të grupmoshave nga 15 deri në 29 vjeç.

Në mesin e viktimave është edhe 15-vjeçari Haitham al-Jamal, i cili u vra në lindje të Khan Younis në jug të Rripit të Gazës.

Al-Qudra shtoi se 618 persona u plagosën gjatë protestës, nga të cilët 117 me municion të vërtetë, ndërsa në mesin e të plagosurve ishin 2 punonjës shëndetësorë dhe 5 gazetarë.

Ushtarët izraelitë gjatë protestave paqësore “Marshi i Madh i Kthimit”, të cilat mbahen në kufirin e Gazës që nga 30 marsi kanë vrarë mbi 120 palestinezë dhe kanë plagosur mbi 13 mijë të tjerë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit