Gaza, palestinezët në protestë për lirimin e të burgosurve në Izrael

Mos i humb

Dhjetëra familje të palestinezëve organizuan një tubim në Gaza për të treguar solidaritet me të burgosurit palestinezë në burgjet izraelite.

Protestuesit e mbledhur para Zyrës së Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, mbanin parulla duke kërkuar presion ndërkombëtar mbi Izraelin për të liruar të afërmit e tyre të arrestuar.

“Ne u tubuam këtu për të treguar solidaritet me të burgosurit palestinezë në burgjet izraelite”, u shpreh Nisreen Jaber, motra e një të arrestuari. Ajo theksoi se të burgosurit në qendrat e ndalimit izraelit jetojnë në kushte të vështira dhe vuajnë nga mungesa e veshjeve.

Jaber u bëri thirrje organizatave të të drejtave të njeriut që të ushtrojnë presion mbi Izraelin për t’u lejuar familjarët e të burgosurve palestinezë që të vizitojnë të afërmit e tyre në burgjet izraelite.

Ndërkohë, Klubi i të Burgosurve Palestinezë tha se shërbimi i burgjeve izraelit kishte konfiskuar mbi dy mijë dokumente të hulumtuara dhe libra për të burgosurit palestinezë në burgun Hadarim në Izraelin e veriut.

“Kjo është një përpjekje për të parandaluar të arrestuarit nga studimi dhe marrja e gradave universitare”, tha fondacioni joqeveritar në një deklaratë me shkrim.

Sipas Ministrisë palestineze për Çështjen e të Burgosurve, mbi 6.500 palestinezë, përfshirë 350 nga Rripi i Gazës, vazhdojnë të vuajnë në mjediset e burgimit në të gjithë Izraelin./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit