Gaza, protestë në mbështetje të të burgosurve palestinezë

Mos i humb

Në Gaza u organizua protestë në mbështetje të palestinezëve të burgosur në burgjet izraelite.

Duke mbajtur pankarta me të cilat kërkonin mbështetje nga bashkësia ndërkombëtare për lirimin e palestinezëve të burgosur në burgjet e Izraelit, protestuesit e tubuar para ndërtesës së Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq në Gaza, brohoritën slogane mbështetëse për Mesxhid-i Aksanë dhe Kudsin.

Semira el-Haxh Ahmed, nëna e Raidit, njërit prej të burgosurve palestinezë, për AA tha: “Të burgosurit në burgjet e Izraelit e kanë flijuar jetën e tyre për Mesxhid-i Aksanë dhe Kudsin. Kudsi do të vazhdojë të jetë i palestinezëve, i arabëve, i Islamit. Presidenti amerikan Donald Trump nuk ka të drejtë ta njohë Kudsin si kryeqytet të Izraelit”.

Ahmed, së cilës i është ndaluar ta vizitojë të birin e saj që gjendet në burg për më shumë se dy vite, i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të ushtrojë presion ndaj Izraelit për përmirësimin e kësaj situate.

Sipas një raporti të përgatitur nga Komiteti i të Burgosurve Palestinezë, rreth shtatë mijë palestinezë gjenden në burgjet izraelite, prej të cilëve 57 janë femra dhe 300 fëmijë, ndërsa 481 nga numri i përgjithshëm janë nga Kudsi Lindor i okupuar./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit