
Zgjidhja e çështjes së Kosovës nuk do të ndodhë as në fillim të vitit 2019, pavarësisht dëshirave të bashkësisë ndërkombëtare.
“Blic” mëson nga burimet diplomatike se po pakësohet presioni i vendeve perëndimore për të zgjidhur çështjen e hapur midis Serbisë dhe Kosovës sa më shpejt të jetë e mundur.
Sipas gazetës, Gjermania dhe Franca nuk po këmbëngulin më që kjo çështje të zgjidhet deri në fund të vitit 2018 ose në fillim të vitit 2019.
Arsyeja për tërheqjen e bastit të mëparshëm është se, siç thuhet, Kosova nuk dëshiron të bëjë ndonjë kompromis, ndërsa Serbia dhe presidenti i saj janë pro një kompromisi.
Vendeve më me ndikim iu bë e qartë se Prishtina nuk dëshiron të bëjë koncesion të vogël. Serbia nga ana tjetër, dëshiron të flas dhe siç ka theksuar presidenti Aleksandar Vuçiq është e gatshme për një zgjidhje kompromisi në të cilat të dyja palët do të humbin diçka. Megjithatë, vullneti i mirë vetëm nga njëra palë nuk është i mjaftueshëm.
Tutje, siç thuhet në tekst, si problem rezulton që presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nuk e ka mbështetjen në elektoratin e tij sa ka Vuçiç në Serbinë qendrore, dhe për këtë arsye nuk do të guxojë të dal me ndonjë vendim konkret dhe vazhdimisht refuzon të pajtohet me krijimin e Asociacionit./Kosova Post/


