Gazment Bardhi: Kërkojmë shkarkimin e presidentit Begaj, shkeli 7 herë Kushtetutën!

Mos i humb

PD depoziton në Kuvend kërkesën për shkarkimin nga detyra të presidentit Bajram Begaj.

Në një dalje për mediat, kreu i grupit të demokratëve, Gazment Bardhi ka renditur disa nga shkeljet që ka bërë Begaj.

“Presidenti ka konsumuar 7 shkelje Kushtetuese të rënda. Konkretisht, shkelje të rënda dhe të përsëritura të Kushtetutës nga ana e Presidentit, janë dekretimi antikushtetues i zgjedhjeve për Bashkinë e Tiranës.

Ka ndërhyrë në mënyrë brutale tek kompetencat e pushtetit vendor. Në 35 vite demokraci, është zhveshur gjykata Kushtetuese.

Presidenti i Republikës Bajram Begaj në këtë shkelje të evidentuar nga ne, ka kryer shkelje të Kushtetës.

Ai ka futur në ngërç kushtetues, zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë e Tiranës, duke shkaktuar konfuzion të zgjedhësit. Ka marrë kompetencat e gjyqësorit, duke përdorur juridiksionin.

Ka shfaqur anësi dhe duke lejuar ushtrimin e pushteteve. Ka prishur ekuilibrin e kontrolleve të pushtetit.

Ka ndërhyrë në mënyrë të drejtpërdrejtë në autonominë kushtetuese Ka uzurpuar kompetencat e Gjykatës Kushtetuese.”, tha Bardhi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit