Gazpromi do të ulë çmimin e gazit për Bullgarinë për 40 për qind

Mos i humb

Kryeministri i Bullgarisë, Bojko Borisov, tha se Gazprom ka ulur çmimin e gazit për Bullgarinë për 40 për qind (AA).

“Gazprom sot na dorëzoi marrëveshjen e nënshkruar me një ulje të çmimit të gazit natyror për më shumë se 40 për qind”, citohet të ketë thënë Borisov në një konferencë për media nga agjencia ruse e lajmeve Tass.

Çmimet e reja të zbritura të gazit do të fillojnë të zbatohet për dërgesat nga muaji gusht i vitit 2019.

Bullgaria importon rreth 3 miliardë metra kub gaz natyror nga Rusia në bazë të një kontrate afatgjatë që do të zgjasë deri në vitin 2022.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit