Gent Begolli zgjidhet Kryeshef Ekzekutivi i Telekomit të Kosovës

Mos i humb

Bordi i Telekomit të Kosovës ka zgjedhur të enjten për kryeshef ekzekutiv të Telekomit të Kosovës, Gent Begollin. Zgjedhjen e Begollit në pozitën e kryeshefit ekzekutiv të Telekomit e ka konfirmuar, kryesuesja e Bordit të Telekomit të Kosovës, Besa Shatri Berisha.
“Të enjten Gent Begolli është zgjedhur në pozitën e kryeshefit ekzekutiv të Telekomit të Kosovës”, tha Shatri-Berisha për Telegrafin.

Begolli pozitën e kryeshefit të Telekomit pritet ta fillojë më 29 qershor, pas kalimit të afatit të ankesave.

Ndryshe, Gent Begolli vjen nga partia e kryeministrit Ramush Haradinaj, AAK.

Ai ishte drejtor i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës në mandatin e kaluar të Shpend Ahmetit./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit