Gërryerja e lumenjve, banorët denoncojnë shkatërrimin në Kurcaj

Mos i humb

Banorët e fshatit Kurcaj denoncojnë shkatërrimin e lumit të Zezës.

Në rubrikën “T’i Raporton në Top Channel”, ata dërguan pamjet e ekskavatorëve që punojnë në lumë duke nxjerrë prej aty materiale për ndërtim.

Sipas banorit që i ka dërguar këto pamje, në lumin e Zezës po kryhet një masakër e vërtetë mjedisore e përditshme, të cilën në fshat e fajësojnë si shkaktar të përmbytjeve.

Ata i tremben pasojave më të rënda pasi edhe pse ka çdo vit vërshime, askush nuk e ndal shkatërrimin.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit