Gjakovë, memorandum bashkëpunimi për restaurimin nga TIKA të Mejtepe Ruzhdijes

Mos i humb

 

 

Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës si dhe Komuna e Gjakovës nënshkruan memorandumin e bashkëpunimit për fillimin e restaurimit të Mejtepe Ruzhdijes në Gjakovë, që do të realizohet nga TIKA.

Memorandumi u nënshkrua nga koordinatori i TIKA-s në Kosovë, Hasan Burak Ceran, kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini dhe sekretari i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, Veton Firzi.

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, pas ceremonisë së nënshkrimit të memorandumit tha se objekti i Mejtepe Ruzhdijes i cili do të rinovohet nga TIKA është një nga më të vjetrit dhe të vlefshmit e këtij qyteti.

Duke theksuar se TIKA ka bërë disa investime të vlefshme në Gjakovë me ndihmën edhe të Ministrisë së Kulturës të Kosovës, Gjini tha se njëra nga ato fusha ku është investuar është edhe arsimi. Ai përmendi edhe punimet për rinovimin e konviktit për nxënës Sadik Stavileci” dhe të Medresesë së Vogël, që është në përfundim e sipër.

“Unë mendojë që për çdo ditë pjesë pjesë edhe me buxhetin e Kosovës, por edhe me ndihmën e donacioneve që vijnë prej miqve Gjakova po merr pamje edhe karakter tjetër”, tha Gjini.

Koordinatori i TIKA-s, Hasan Burak Ceran, tha se Mejtepe Ruzhdije do të jetë një objekt shumë aktiv ku shoqëria civile dhe organizatat që merren me art dhe kulturë do ta përdorin atë për aktivitet e tyre.

“Objektin e Mejtepe Ruzhdijes jemi duke e vlerësuar si një objekt me rëndësi të veçantë pasi që do të bëhet restaurimi i saj do të jetë një vend i rëndësishëm për shoqërinë kosovare ku do të mbahen aktivitete kulturore. Përveç investimeve në trashëgiminë kulturore në Gjakovë do të vazhdojmë me investime edhe në fushën e arsimit posaçërisht me rinovimin dhe furnizimin me mobilie të konviktit “Sadik Stavileci”, tha Ceran, duke shtuar se punimet e konviktit “Sadik Stavileci” kanë përfunduar, ndërsa shtoi se konvikti do të jetë i gatshëm për vitin e ri shkollor në muajin shtator.

Zëvendësministrja e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, Burbuqe Bakija- Deva, tha se nënshkrimi i këtij memorandumi është vazhdimi i bashkëpunimit të Ministrisë së Kulturës me TIKA-n. Ajo falënderoi TIKA-n për investimet të cilat i bën në të gjitha fushat, në veçanti në monumentet e trashëgimisë kulturore. Duke nënvizuar se si ministri përmes Qendrës rajonale të trashëgimisë kulturore do ta bëjnë mbikëqyrjen e objektit, Bakija-Deva u shpreh se Mejtepe Ruzhdija do të ndikojë në zhvillimin e turizmit kulturor të qytetit të Gjakovës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit